Çmimet e larta të hidrokarbureve në treg dhe nevoja për transport të lirë dhe efikas janë një problem gjithmonë e në rritje në vend. Electrify Albania është një projekt i cili ndërmerr iniciativën për shtrirjen e rrjetit të kullave të karikimit për automjetet elektrike në Shqipëri.

Ky është vijim i projektit Tirana Last Mile, i cili konsiston në Zëvendësimin e makinave me motor me djegie të brendshme në makina elektrike.

Synimi i Electrify Albania është të mundësojë karikimin e makinave elektrike në cdo aks të rrugëve në vend. Kullat e karikimit EV ju ndihmojnë të ngrini një biznes të ri pasi ato kthehen në një destinacion të detyrueshëm për shoferët e makinave EV. Gjithashtu ju mund të ndërtoni të ardhura të stabilizuara nga klientë të përsëritur me kapacitet shpenzues më të madh.

Koncepti i tij është të zhvillohet nga bizneset për bizneset. Oferta e këtij projekti nuk është e limituar nga madhësia e biznesit i cili dëshiron të behet pjesë e kësaj sipërmarrje.